Turqia ka thirrë ambasadorin e Gjermanisë në Ankara për t’u sqaruar pas anulimit të një mitingu që pritej të mbahej në Gjermani nga Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Mediat turke kanë shkruar se ambasadori Martin Erdmann është thirrur nga Ministria e Jashtme turke, transmeton portali arbresh.info.
Ministri turk, Bekir Bozdag, ishte parashikuar të mbante një miting para qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani në Baden-Ëürttemberg, në kuadër të referendumit që do të mbahet në Turqi.
Sipas mediave gjermane, leja për mbajtjen e mitingut është anuluar nga bashkia për shkaqe sigurie.
Shtetasit turq do të votojnë në një referendum me 16 Prill, me autoritetet turke që kanë nisur mitingjet brenda dhe jashtë vendit për të bindur qytetarët të votojnë “pro” ndryshimit të kushtetutës, që e kthen Turqinë nga sistem parlamentar në sistem presidencial./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...