Autoritetet e Koresë Jugore kanë zgjeruar kërkimin për zyrtarin e industrisë së peshkimit që u vra nga forcat e Koresë Veriore në ujrat kufitare mes dy vendeve.
Autoritetet e Koresë Jugore kanë akuzuar forcat e armatosura të Koresë Veriore për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të zyrtarit, me shumë gjasa për të parandaluar rrezikun e transmetimit të koronavirusit, i cili rezultoi në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse Kim Jong-un kërkoi falje për incidentin, tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm.
Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka vlerësuar se kërkim falja nga Kim Jong-un është ‘ngjarje e rrallë’ dhe në Seul është duke u interpretuar si shenjë që Pheniani nuk dëshiron të përkeqësojë marrëdhëniet me Seulin.
Presidenti i Koresë së Jugut vuri në dukje se komunikimi duhet të rivendoset në mënyrë që të shmangen problemet e reja.
Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur thirrjes nga Seul për të kryer një hetim të përbashkët për vrasjen e një zyrtari të industrisë së peshkimit të Koresë së Jugut.
Pheniani tha se shërbimet e Koresë së Veriut po kërkojnë trupin e personit të vrarë dhe se ata po konsiderojnë se si t’ia dorëzojnë atë autoriteteve në Korenë e Jugut nëse kërkimi jep rezultate./ Reuters/arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...