Të ardhurat e punëtorëve gjermanë u rritën me 3% në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë, njoftoi Agjencia Gjermane e Punësimit (BA) në një raport të publikuar sot.
Të ardhurat mesatare të punëtorëve gjermanë në vitin 2017 ishin 3209 euro në muaj, të cilat u rritën në 3304 euro në vitin 2018.
“Arsyet e kësaj rritjeje janë të ardhura më të larta dhe një rritje e numrit të punëtorëve profesionistë të cilët në përgjithësi fitojnë më shumë”, sipas këtij raporti.
Sipas statistikave të fundit, niveli i lartë i edukimit përkthehet në paga më të larta. Punëtorët të cilët kanë përfunduar universitetin fitonin mesatarisht 5113 euro në muaj në vitin 2018. Ndërsa punëtorët të cilët nuk kishin edukim formal fitonin 2461 euro.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit