Njoftohet se janë kryer dy sulme islamofobike radhazi ndaj muslimanëve në dy ditët e fundit në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një kasap i tregut “hallall” i hapur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në rajonin Lot-et-Garonne në pjesën jugperëndimore të vendit iu nënshtrua sulmeve raciste natën e 30 janarit.
Sulmuesit, të cilët i vunë flakën tregut në qytetin Bon-Encontre, vizatuan dy svastika në muret e ndërtesës.
Zjarrfikësit që iu përgjigjën zjarrit njoftuan se tregu është shkatërruar plotësisht, por nuk ka pasur viktima.
Prokuroria nisi një hetim për incidentin në kuadër të sulmeve ndaj vlerave të tilla si “feja, raca dhe etnia”.
– Programet televizive synojnë muslimanët
Në deklaratën e bërë nga Kolektivi Kundër Islamofobisë në Evropë, thuhet se ka një lidhje mes kësaj zjarrvënieje dhe programit të quajtur Zone Interdite, i cili fokusohet te “islamizmi radikal” i transmetuar në një televizion francez.
Në deklaratë thuhet se programe të tilla janë mekanizma mediatikë që i paraqesin muslimanët si problem, dhe theksohet se edhe pse ekspozohen në programe të tilla të fuqizuara nga “islamofobia shtetërore”, nuk u ofrohet mbrojtje policore këtyre vendeve që u përkasin muslimanëve.
Nga ana tjetër, në qytetin jugperëndimor Toulouse, koka dhe lëkura e një derri të egër, me organet e brendshme të hequra, ishin varur në një tabelë trafiku përpara qendrës ku ka dyqane, përfshirë një objekt musliman për funerale.
Djamel Sekkak, menaxheri i objektit, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ishte ankuar për situatën në polici.
Duke thënë se ai u vendos në rajon gjashtë vjet më parë dhe ishte shënjestër e sulmeve islamofobike për herë të tretë, Sekkak tha se ishte i shqetësuar për fëmijët e tij dhe se situata e muslimanëve në Francë po përkeqësohet.
Zëdhënësi i Këshillit Rajonal Musliman, Abdellatif Mellouki, gjithashtu për mediat lokale tha se nuk duan përhapjen e urrejtjes dhe refuzimit ndaj muslimanëve në një qytet multikulturor si Toulouse.
Mellouki tha se megjithëse u përkasin grupeve minoritare, veprime të tilla kanë filluar të shtohen në gjithë Francën.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...