Korea Jugore ka raportuar për 205 raste të reja me koronavirus që nga mesnata e së premtes, duke parë një numër në rritje që nga muaji shtator.
Nga rastet, 166 u transmetuan në vend dhe 39 u importuan. Më shumë se 65% e rasteve të transmetuara lokalisht ishin nga Seuli dhe provinca Gyeonggi, një rajon i populluar dendur pranë kryeqytetit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Koronavirusi godet burgjet në Itali
Korea e Jugut ka filluar të marrë masa të reja kundër pandemisë, duke gjobitur njerëzit që nuk mbajnë maksa. Presidenti Moon Jae-in u kërkoi autoriteteve dhe qeverive lokale të rrisin vetëdijen e tyre për përhapjen e koronavirusit, duke përforcuar mbikëqyrjen e plotë të udhëzimeve të sigurisë të tilla si mbajtja e detyrueshme e maskës.
Qeveria është në bisedimet përfundimtare me prodhuesit globale të ilaçeve mbi vaksinat e mundshme ndërsa kërkon të sigurojë furnizime për të mbuluar 60% të popullsisë së saj këtë vit./arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...