Google ADS

Rriten rastet me Covid në Itali, tri rajone të tjera futen në “zonë të kuqe”

12:45 | 29 Mars 2021
A. B.

Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, gjysma e Italisë aktualisht është në bllokim.

Kalabria, Toskana dhe Val d’Aosta të hënën u bashkuan me nëntë rajone të tjera/provinca autonome të klasifikuara si zona të kuqe me rrezik të lartë COVID-19, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, Lazio, rajoni përreth Romës, kthehet nga e kuqja në portokalli me rrezik të mesëm të martën, shkruajnë mediat italiane.

Në zonat e kuqe, të gjitha dyqanet që shesin sende jo-thelbësore janë të mbyllura dhe njerëzit mund të dalin jashtë shtëpisë vetëm për punë ose nëse kanë një arsye tjetër të vlefshme.

Për momentin, të gjitha shkollat janë mbyllur edhe në zonat e kuqe edhe pse qeveria ka thënë që nxënësit deri në vitin e parë të shkollës së mesme do të jenë në gjendje të kthehen në shkolla, madje edhe në zonat e kuqe, pas Pashkëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme