Më shumë se 4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në mbarë botën gjatë javës së kaluar, që është një rritje për 5% më shumë se gjatë periudhës së mëparshme shtatë ditore, tha OBSH.
Vdekshmëria u rrit me 11%, pasi mbi 71,000 vdekje u regjistruan në periudhën e raportuar, sipas shifrave të organizatës globale, transmeton portal arbresh.info
Mes 29 marsit dhe 4 prillit, organizata globale ka informuar për 4,038,292 raste të reja në të gjithë botën, dhe 71,355 vdekje.
Rastet janë rritur dukshëm në Azinë Juglindore ( me 36%), Paqësorin Perëndimor (me 25% rritje) dhe Mesdheun Lindor (me 10% rritje).
Vdekshmëria u rrit në Azinë Juglindore (me 46%), Amerikën Veriore dhe Jugore (me 15% më shumë), Mesdheu Lindor (me 7%), Paqës Perëndimore (me 5% më shumë), Evropë (me 2% më shumë), por në të njëjtën kohë ra me 20% në Afrikë.
Në javën e kaluar, mbi 1.6 milionë njerëz janë infektuar në Europë, ndërsa mbi 24 mijë humbën jetën.
Numri i rasteve në Amerikën e Veriut dhe Jugut u rrit me mbi 1.3 milion në periudhën e raportuar, ndërsa viktimat u rritën me 37,000. Në Azinë Juglindore, mjekët regjistruan mbi 592,000 raste të reja të koronavirusit të ri, mbi 4,000 pacientë vdiqën.
India përbën shumicën e rasteve të regjistruara ndërmjet 29 Mars dhe 4 Prill (513,000 raste), e ndjekur nga Brazili (gjithashtu mbi 513,000 raste të reja), Shtetet e Bashkuara (mbi 444,000), Turqia (mbi 265,000), Franca (mbi 244,000), Polonia (mbi 187,000), Italia (mbi 137,000), Gjermania (mbi 112,000), Ukraina (mbi 101,000), Argjentina (mbi 82,000), Irani (mbi 73,000) dhe Rusia (mbi 61,000)./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor