Nivelet e rrezatimit afër zonës ku ka ndodhur një shpërthim raketor në veri të Rusisë, janë rritur 16 herë më shumë sesa shifrat normale, ka thënë shërbimi i motit në këtë shtet.
Rosgidromet ka matuar nivelet e rrrezatimit në qytetin, Severodvinsk, pas shpërthimit që ka ndodhur në një zonë ushtarake në fshatin Nyonoksa të enjten e javës së kaluar.
Agjencia shtetërore për çështje bërthamore e Rusisë, Rosatom, ka thënë se pajisja me fuqi bërthamore ka qenë duke u testuar.
Pesë nga shkencëtarët që janë qenë pjesë e këtij procesi të testimit kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në aksident, ka thënë agjencia.
Instituti meteorologjik, ka thënë se testimet në gjashtë stacione në Severodvinsk, qytet me 180,000 banorë, kanë treguar shifra nga 4 deri në 16 herë më të rritura sesa shkalla normae.
Autoritetet e këtij qyteti kanë thënë se nivelet e rrezatimit janë rritur pak pas shpërthimit, mirëpo i janë kthyer normalitetit 40 minuta më vonë. Rosgidromet në anën tjetër ka thënë se vlerat kanë qenë të rritur për dy orë e gjysmë.
Shpërthimi ka alarmuar banorët afër kësaj zone, të cilët kanë blerë sasi të mëdha të jodit, që kufizon efektet e rrezatimit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk ka dhënë detaje të martën për këtë testim, dhe vetëm ka thënë se “aksidentet, fatkeqësisht ndodhin”.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...