Numri i rasteve në Evropë vazhdon të rritet, me më shumë se 10,000 të infektuar në Itali.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar më shumë se 1,000 raste, siç bën të ditur BBC, transmeton portali arbresh.info.
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës ka thënë se 60-70% e Gjermanisë mund të infektohen nga koronavirusi, në adresimin e parë të saj që nga shpërthimi i sëmundjes.
Ajo citoi një parashikim nga ekspertë të organit shëndetësor publik të vendit, por përjashtoi mbylljen e kufijve. Ndërsa ajo foli, një vdekje e tretë u konfirmua në Gjermani.
Britania deri tani ka konfirmuar 456 raste, në mesin e tyre edhe ministrja e Shëndetësisë Nadine Dorries.
Italia si më e prekura në Evropë ka hyrë në ditën e dytë të mbylljes totale shtetërore. Qeveria ka vendosur një ndalim udhëtimi në të gjithë vendin për të provuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Italia është vendi më i goditur në Evropë dhe ka numrin më të madh të rasteve jashtë Kinës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...