Google ADS

Rriten infeksionet – Lisbona mbyllet për dy ditë

22:59 | 18 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Pas muajsh të vështirë pandemie me shifra të larta infektimesh e vdekjesh, Portugalia kishte hyrë në rrugën e duhur të mposhtjes së pandemisë. Por tani shifrat po rriten, kryeqyteti Lisbonë mbyll në fundjavë dyert.

Janë masa drastike, këto që po merr qeveria portugeze: Rreth 2,8 milionë banorët e Lisbonës mund ta largohen nga kryeqyteti gjatë fundjavës vetëm me një arsye  të rëndësishme edhe nga jashtë lejohet hyrja po ashtu me arsye. Kjo rregullore hyn në fuqin të premten mbasdite e vlen deri të hënën në mëngjes.

Shkak për këtë masë është bërë rritja e ndjeshme e infektimeve të reja. Me 925 infektime në 24 orë të enjten, kryeqyteti shënoi shifrën më të lartë nga shkurti. Në Lisbonë po përhapet shpejt varianti delta, tha ministrja portugeze e presidencës, Mariana Vieira da Silva. “Nuk është e lehtë të marrim masa të tilla, por nuk ka rrugë tjetër, me qëllim që gjendja që është në Lisbonë, të mos përhapet në të gjithë vendin.”

Portugalia ka qenë vendi më i goditur në muajt e dimrit nga virusi, dhe pas masash të ashpra kufizuese, në pranverë arriti të kishte shifrat më të ulta në Europë. Krahas Portugalisë edhe Spanja shënon rritje të infektimeve. Shifrat javore të infektimeve në krahasim me javën e kaluar u rritën me 21%, kurse në Portugali ka pasur rritje 38%. Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një lokdauni të ri. Kurse kreu i qeverisë, Antonio Costa  ishte më i kujdesshëm. “Askush nuk mund të garantojë, se nuk do na duhet të kthehemi në lokdaun.”/dw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme