Shpërthimi i gripit të shpendëve në SHBA dhe në Francë kanë shtrënguar furnizimet globale të vezëve dhe po rrisin çmimet për ushqimin kryesor.
Arsyeja tjetër është edhe lufta në Ukrainë, e cila ka ndërpretë dërgesat në Europë dhe në Lindjen e Mesme, transmeton portal arbresh.info
Çmimet më të larta janë veçanërisht të dhimbshme për konsumatorët që mbështeten te vezët si një burim me kosto të ulët të proteinave dhe zëvendësues për mishin.
Gripi i shpendëve ka zhdukur më shumë se 19 milionë pula vezë në fermat komerciale në SHBA këtë vit në shpërthimin më të keq që nga viti 2015, duke eliminuar rreth 6% të tufës së vendit, sipas llogaritjeve të Reuters të të dhënave të qeverisë federale dhe shtetërore.
Ndërkohë, Franca po vuan shpërthimin e saj më të keq ndonjëherë, në të cilin rreth 8% e pulave që bëjnë vezë janë asgjësuar.
Kur shpendët infektohen, tufa të tëra shkatërrohen për të frenuar sëmundjen, e cila shpesh përhapet nga zogjtë e egër.
Virusi vdekjeprurës dhe lufta janë sfidat më të fundit për furnizuesit e vezëve që po përballen gjithashtu me mungesën e fuqisë punëtore dhe kostot e larta për energjinë dhe drithin e përdorur për ushqimin e kafshëve.
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën me gati 13% në mars, duke arritur një rekord të ri, pasi lufta në Ukrainë, një eksportues kryesor i grurit dhe misrit, rriti çmimet e grurit, tha agjencia e ushqimit e OKB-së.
Çmimet e vezëve pritet të qëndrojnë të larta, thanë prodhuesit, pasi do të duhen muaj për të rifilluar operacionet në fermat e infektuara.
Infeksionet gjithashtu pengojnë punën në objektet që përpunojnë vezët me guaskë në produkte si vezët e thata dhe vezët e lëngshme të përdorura në artikujt ushqimorë si përzierjet e ëmbëlsirave dhe petullave, sanduiçëve me vezë.
“Industria e produkteve është në një panik të përgjithshëm,” tha Marcus Rust, shefi ekzekutiv i Rose Acre Farms, prodhuesi i dytë më i madh i vezëve në SHBA. Kompania humbi rreth 1.5 milionë pula vezë në një fermë në Ioëa të infektuar nga gripi i shpendëve, i cili gjithashtu mënjanoi një fabrikë përpunimi, tha ai.
Ukraina prodhoi 14.1 miliardë vezë në vitin 2021, tregojnë të dhënat nga shërbimi shtetëror i statistikave të Ukrainës. Një vit më parë, prodhimi arriti në 16.2 miliardë vezë, më shumë se 15.7 miliardë të prodhuara në Francë, prodhuesi më i madh i vezëve në BE, sipas grupit francez të industrisë së vezëve CNPO.
Eskeprtët thonë se gripi i shpezëve nuk është problem vetëm në Francë, por në mbarë Europën./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...