Çmimet e naftës në tregun botëror u rritën sot për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për furnizime të pamjaftueshme përpara vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar naftën ruse deri në fund të vitit si dhe për mosgatishmërinë e prodhuesve të OPEC-ut për të shtuar furnizimet në treg, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi ndërkombëtar i referencës për naftën Brent ishte 112,13 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 1,1 për qind pas mbylljes së seancës së mëparshme kur çmimi ishte 110,9 dollarë për fuçi.
Standardi i SHBA-së West Texas Intermediate (WTI) po tregtohej me 109,45 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 1,09 për qind ndërsa arriti në 108,26 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme.
Komisioni Evropian ka propozuar “një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse të furnizuar nga deti dhe tubacionet e naftës, të papërpunuara dhe të rafinuara”, deklaroi të mërkurën presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Pas miratimit të tij, ndalesa e naftës së papërpunuar do të hyjë në fuqi 6 muaj më vonë ndërsa ndalesa e produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit.
Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për rritjen e prodhimit, prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës në grupin OPEC ranë dakord të enjten t’i përmbahen planit aktual për rritjen e prodhimit me 432 mijë fuçi në ditë deri në qershor./arbresh.info/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë