Rrëzohet përmendorja e liderit komunist në Ukrainë

18:58 | 2 Qershor 2019
Arbresh.info

Protestuesit kanë rrëzuar bustin e ish heroit ushtarak Marshal Georgy Zhukov në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.

Shkatërrimi i bustit në Kharkiv të dielën erdhi pas protestave të grupeve nacionaliste dhe të djathtës ekstreme ndaj krijimit të një partie të re. Partia kryesohet nga kryebashkiakët e Kharkivit dhe Odesës. Të dy ishin më parë anëtarë të partisë së Viktor Yanukovych, presidentit pro rus i cili u largua me demonstrata masive në vitin 2014.

Protestuesit thanë që busti ka shkelur ligjin e Ukrainës që ndalon simbolet komuniste. Një turmë me qindra protestues bënë ovacione derisa busti po shembej.

Zhukov kishte komanduar forcat e Ushtrisë së Kuqe në sulmin e fundit në Berlin gjatë Luftës së dytë Botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme