Rrëzohet një helikopter ushtarak rus, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

13:54 | 26 Korrik 2024
KRG

Është raportuar se një helikopter sulmues rus, Mi-28 është rrëzuar në Kaluga të Rusisë, ndërsa si pasojë e këtij rrëzimi kanë vdekur të gjithë në ekuipazh.

Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se helikopteri ishte në një fluturim të planifikuar para se të rrëzohej në një zonë të shkretë të rajonit, pjesa verilindore e të cilit kufizohet me kryeqytetin e vendit, Moskën, raporton AA, transmeton Arbresh.info.

Deklarata thekson gjithashtu se informacionet paraprake sugjerojnë se aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik. Po ashtu, thuhet se një komision i Forcave Hapësinore të Rusisë po punon aktualisht në vendngjarjen e aksidentit të helikopterit.

Nuk specifikohet saktë  numri i anëtarëve të ekuipazhit në bord, kurse në një tjetër informacion, Guvernatori i Kaluga-s, Vladislav Shapsha, tha në Telegram se aksidenti ndodhi në distriktin Zhizdrinsky të rajonit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme