Helikopteri ushtarak u rrëzua në një zonë malore në Zongolica, në pjesën jugore të rajonit gjatë kryerjes së një operacioni për shpëtimin e pengjeve.
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të forcave detare në rajonin Veracruz të Meksikës.
Cuitlahuac Garcia Jimenez, guvernatori i rajonit Veracruz në një deklaratë nga Twitter njoftoi se helikopteri ushtarak u rrëzua në një zonë malore në Zongolica, në pjesën jugore të rajonit gjatë kryerjes së një operacioni për shpëtimin e pengjeve.
Në aksident thuhet se kanë humbur jetën një polic ndërsa janë plagosur 10 të tjerë nga personeli ushtarak./AA/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...