Një helikopter i Forcave Ajrore të Filipineve u rrëzua sot në jug të vendit, ku humbën jetën 7 persona në bord.
Helikopteri, që mbante furnizime për forcat që luftojnë kundër kryengritjes së rebelëve komunistë, u rrëzua në një zonë malore në provincën Bukidnon me sa duket për shkak të problemeve në motor, njoftoi e përditshmja “Tribune”, duke cituar zëdhënësin e ushtrisë rajonale Major Rodolfo Cordero Jr.
Cordero tha se helikopteri kishte pasur probleme me motorin.
Rebelët komunistë shpallën një armëpushim të njëanshëm në gusht të vitit 2016 pasi disa nga anëtarët e tyre të burgosur u lanë të lirë për të marrë pjesë në rifillimin e bisedimeve të paqes me qeverinë.
Gjatë bisedimeve të paqes midis qeverisë së Filipineve dhe rebelëve komunistë në Oslo, Norvegji, të dy palët ranë dakord për një armëpushim të pacaktuar.
Më 1 shkurt 2017, rebelët komunistë akuzuan qeverinë se nuk ka liruar të burgosurit politikë dhe ka shkelur zonat të kontrolluara nga rebelët, duke njoftuar se ata do t’i jepnin fund armëpushimit gjashtë-mujor në vend.
Më vonë, Ushtria e Re Popullore e rebelëve vrau katër ushtarë dhe rrëmbeu dy të tjerë në disa sulme të armatosura.
Pas kësaj, presidenti Rodrigo Duterte njoftoi se i dha fund armëpushimit me rebelët dhe pezulloi bisedimet e paqes, duke shtuar se udhëheqësit rebelë të lëshuar për shkak të procesit të paqes do të dërgohen përsëri në burg./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...