Droni ushtarak zbulues që u rrëzua të martën vonë në Poloninë jugperëndimore po përdorej nga ushtria amerikane për një fluturim stërvitor, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes polake.
Në fakt, një kalimtar rasti thirri shërbimet e urgjencës pasi kishte parë objektin duke rënë në zonë.
“Informacionet e marra tregojnë se gjatë një fluturimi stërvitor të ushtarëve amerikanë, kontakti me dronin u humb, i cili më pas ra në një zonë pyjore”, shkroi ministria polake e Mbrojtjes në një përgjigje me email për reuters.
“Askush nuk është lënduar dhe as dëme nuk ka pasur… Droni është marrë nga pala amerikane që e ka në pronësi”, njoftoi ministria.
Ndërkohë që lufta po vazhdon në Ukrainë, ushtria polake është në gatishmëri të plotë në rast të shkeljes të hapësirës së saj ajrore pas incidenteve në muajit nëntor dhe dhjetor, kur ranë aksidentalisht disa raketa ukrainase ranë në territorin e saj. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...