Një dron i ushtrisë së Izraelit është rrëzuar në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të zëdhënësit për media të ushtrisë izraelite droni i tipit Skylark është rrëzuar në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.
Më tej nuk bëhet e ditur arsyeja e rrëzimit të dronit ndërsa po hetohet pozicioni i tij.
Brenda këtij muaji ky ka qenë droni i tretë i Izraelit i cili ka rënë në territoret palestineze.
Izraeli edhe më parë ka njoftuar se njëri nga dronët ka rënë në pjesën jugore të Rripit të Gazës ndërsa tjetri në afërsi të qytetit Betlehem në Bregun Perëndimor.
Dronët Skylark të cilët përdoren me qëllim vrojtimi, spiunazhi dhe mbledhje të informacioneve nga ushtria izraelite janë mjete të cilat prodhohen në këtë vend.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...