Ministria e Mbrojtjes së Sllovakisë, tha se gjatë stërvitjeve është rrëzuar një avion Mig-29, i prodhuar nga sovjetikët. Ministria tha se piloti arriti që të dalë nga avioni pak kohë para rrëzimit.
Avioni ushtarak u rrëzua në afërsi të qytetit Nitra, që gjendet rreth 100 kilometra në lindje të Bratislavës. Ministria e Mbrojtjes tha se piloti është dërguar në spital, duke shtuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas këtij incidenti, Sllovakia vendosi që të ndalojë fluturimin e Mig-29, derisa të përfundojë hetimi lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit më 28 shtator.
Më 2018, Sllovakia nënshkroi një marrëveshje për të blerë 14 avionë ushtarakë të tipit F-16 nga një komani me seli Shtetet e Bashkuara, pasi dëshiron që të zëvendësojë avionët e kohës sovjetike, që aktualisht ka. Avionët e parë F-16 pritet të arrijnë në Sllovaki më 2022.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?