Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një fluturimi mbi një zonë arkeologjike në linjën Nazca të Perusë.
Kjo është bërë e ditur sot nga policia lokale dhe qeveria kombëtare peruane, raporton reuters.
Policia lokale tha se tre turistë holandezë, dy turistë kilianë dhe dy anëtarë të ekuipazhit nga Peruja ishin në mesin e të vdekurve.
Shefi i policisë së Naske, Edgar Espinoza u tha gazetarëve se aeroplani me sa duket mori flakë pasi u përplas në tokë.
Linjat Nazca, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përbëhet nga vizatime të mëdha në tokë – të njohura si gjeoglife – që datojnë rreth 2000 vjet më parë dhe është një rajon i mbrojtur, i cili gjendet rreth 450 km në jug të kryeqytetit Lima.
Turistët shpesh shikojnë nga ajri për të marrë pamjen më të mirë të figurave të mëdha antike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...