Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është shkarkuar sot nga posti nga një votë mosbesimi, ku 174 nga 324 deputetë të Parlamentit të Pakistanit kanë votuar pro rrëzimit të tij.
Vetëm pak ditë më parë, Khan kishte arritur me sukses që ta bllokonte një votë mosbesimi ndaj tij, transmeton Gazeta Express. Bllokimi i mëhershëm i një procesi të tillë u shpall jokushtetues nga Gjykata Supreme, raporton Al Jazeera.
69-vjeçari Khan mori pushtetin në vitin 2018 me ndihmën e ushtrisë, por së fundmi ai humbi shumicën, pasi që aleatët e tij politikë dolën nga koalicioni qeveritar.
Kritikat ndaj tij ishin për dështim në ringjalljen e ekonomisë, të rrënuar nga pandemia COVID-19, si dhe në luftimin e korrupsionit.
Khan njihet edhe për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Së fundmi ai është lavdëruar publikisht nga Moska për mosnënshtrim ndaj SHBA-së e për më tepër, ai kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Rusi, ku është pritur nga Vladimir Putin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...