Google ADS

Rrëzohet helikopteri rus në Siri

23:21 | 7 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një helikopter rus Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë mbi Sirinë lindore.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë të ditur se dy pilotët kanë humbur jetën gjatë incidentit, transmeton portali arbresh.info

Trupat e pilotëve janë gjetur nga një ekip kërkimi dhe shpëtimi.

Sipas të dhënave paraprake rrëzimi ishte shkaktuar nga mosfunksionimi i motorit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme