Dy persona janë shtruar në spital pas rrëzimit të një helikopteri në Miami Beach, Florida.
Lajmin e konfirmuar policia, e cila edhe ka ndarë një viedo të incidentit shqetësues, transmeton portal arbresh.info
Departamenti i Policisë së Miami Beach tha se mori një telefonatë në lidhje me aksidentin në South Beach rreth orës 13:10, sipas kohës lokale.
Një video survejimi e shpërndarë nga policia tregon se helikopteri zbret me shpejtësi dhe përplaset në ujë pranë njerëzve që po bënin banjo dielli dhe po notonin në oqean.
Në bordin e helikopterit ndodheshin tre pasagjerë, dy prej të cilëve duhej të transportoheshin në Spitalin Memorial Jackson, sipas policisë. Mësohet se viktimat janë në gjendje stabile, ndërsa i treti nuk ka pësuar lëndime. Gjithashtu nuk raportohet për të lënduar në terren.
Autoritetet e identifikuan helikopterin si Robinson R44. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit nisën një hetim për shkakun e përplasjes./arbresh.info/
https://twitter.com/MiamiBeachPD/status/1495118271498145796?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1495118271498145796%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F550001-miami-beach-helicopter-crash%2F
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...