Një avion ushtarak kinez është rrëzuar në një zonë të banuar në Kinë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas mediave shtetërore të vendi, shkruan CNN.
Avioni J-7 i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ishte në një mision stërvitor në provincën Hubei kur u rrëzua, duke dëmtuar disa shtëpi, tha CCTV. Një banor ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Piloti, i cili pësoi lëndime të lehta, shpëtoi pasi u hodh nga avioni me parashutë. Si piloti ashtu edhe civilët e plagosur u dërguan në spital.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë që disa shtëpi kanë marrë flakë, që besohet se janë shkaktuar nga përplasja, e cila ndodhi pranë aeroportit Laohekou në Xiangyang, provincën Hubei.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit./abcnews.al
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?