Google ADS

Rrëzohet avioni në Bullgari, dy të vdekur

16:13 | 13 Shtator 2024
R J

Një avion ushtarak u rrëzua gjatë stërvitjes, me pasojë vdekjen e dy pilotëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në bazën ajrore Graf Ignatievo, Bullgari.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Rrëzimi ndodhi disa orë pasi Presidenti Rumen Radev mori pjesë në një fluturim demonstrues me një avion luftarak F-16 në të njëjtën bazë ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA.

Shfaqja ajrore e anuluar ishte menduar të mbahej me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe 35 vjetorit të futjes së MiG-29 në forcat ajrore bullgare./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme