Së paku katër të vdekur dhe 17 të plagosur pas përplasjes së autobusit me makina dhe rrëzimit në një urë hekurudhore.
Problemi me frerët e autobusit ka shkaktuar aksidentin, ka thënë policia.
Transmetuesi finlandez YLE tha se autobusi u përplas në makinat e ndaluara në një dritë të kuqe në qytetin e Kuopio.
Zëdhënësi i policisë Miika Mutanen tha se dy persona u plagosën rëndë dhe 20 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta.
Televizioni finlandez ka thënë se autobus i takon kompanisë Kemin Liikenne.
Sipas informacioneve paraprake, tre vetë kanë vdekur në aksident. “Në aksident me autobus kishte 20 pasagjerë – tre prej të cilëve ishin të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.”
Policia më vonë ka rritur numrin e të vdekurve në katër, kurse të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kuopio./arbresh.info/
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...