Google ADS

Rrëzohet aeroplani në malet zvicerane

17:14 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Rrëzohet aeroplani në malet e Zvicrës, duke vrarë 20 persona të ekuipazhit

Berlin – një aeroplan i vjetër u rrëzua në malet zviceriane nga shpejtësia e lartë duke mbetur i gjithë stafi prej 20 personave, të vdekur, tha policia të dielën USAToday përcjell arbresh.info

Aeroplani Junkers Ju-52 i drejtuar nga kompania zviceriane Ju-Air zbriti të shtunën në malin Piz Segnas mbi vendpushimin alpin të Flims, duke goditur anën perëndimore të malit rreth 2,540m mbi nivelin e detit. Zona malore në Zvicrën juglindore është e njohur me Alpinistët dhe skiatorët dhe përfshin një akullnajë.

Policia tha të shtunën se janë konfirmuar 20 të vdekur.

11 meshkuj dhe 9 femra rreth moshës 42 dhe 84 vjeçare kanë vdekur. Shumica e viktimave  janë me origjinë zvicerane duke përfshirë edhe një çift së bashku me fëmijën e tyre nga Austria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme