Rrëzohet aeroplani në Hungari, dy të vdekur dhe katër të plagosur

22:46 | 10 Shtator 2023
E.G

Një aeroplan u rrëzua gjatë një shfaqjeje ajrore në Hungari të dielën, duke lënë dy persona të vdekur dhe katër të plagosur. Ngjarja po zhvillohej në aeroportin Borgond në qytetin Szekesfehervar.

“Përveç pilotit, në avion ka qenë edhe një pasagjer dhe tragjikisht të dy kanë humbur jetën”, tha policia. Në terren, katër persona u plagosën, tre prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.

Policia tha se të plagosurit rëndë ishin një grua, një burrë dhe një vajzë ndërsa një djalë ka pësuar lëndime më të lehta./abcnews.al

Të ngjashme