Rrëzohet aeroplani me 120 persona, përfshirë 12 fëmijë

20:17 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Janë gjetur në oqean rrënojat e aeroplanit ushtarak të Birmanisë që u zhduk me 120 persona në bord.

Pjesët e automjetet u gjetën duke pluskuar në Detin Andaman disa orë pas zhdukjes nga radari, transmeton portali arbresh.info.

Në mesin e pasagjerëve besohen të jenë edhe 12 fëmijë, ku gjendeshin ushtarë me të afërmit e tyre.

Komandanti i kryekomandës tha se 106 pasagjerë ishin në bord me 14 persona në ekuipazh.

Anijet e marinës janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Nuk dihen arsyet e rrëzimit të aeroplanit, ani pse ky është sezoni i musonëve në Mianmar, por në kohën e rrëzimit nuk kishte raportime për mot të ligë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme