Banka Qendrore Europiane (BQE), ka bërë të ditur se borxhi i keq, krimi kibernetik dhe Brexit, janë ndër rreziqet më të mëdha që do të përballen bankat e Eurozonës në vitin 2019, ndërkohë që cakton prioritetet për mbikëqyrjen për vitin e ardhshëm.
Rritja ekonomike në Eurozonë ka reduktuar pasigurinë e përgjithshme, por rreziqet botërore si proteksionizmi, Brexit pa marrëveshje dhe trazirat në tregjet në zhvillim, po kërkojnë monitorim të vazhdueshëm, sipas institucionit. Banka Qendrore Europiane mbikëqyr 118 bankat më të mëdha të Eurozonës.
“Krahasuar me vitin e kaluar, ka patur rënie të mëdha të rreziqeve prej kushteve pozitive ekonomike dhe fiskale, që kanë ardhur kryesisht nga vrulli i favorshëm ciklik”, deklaroi Institucioni në Frankfurt. Megjithatë, qëndrojnë rreziqe nga pasiguritë gjeopolitike dhe riçmimi në tregjet financiarë. Sipas bankës, përshpejtimi i dixhitalizimit ka shtuar rreziqet e lidhura me sistemet IT të bankave dhe krimet kibernetike.
Ndër të tjera, institucioni thekson riçmimin në tregjet financiar dhe ndikimin e normave të ulëta të interesit në fitimet e bankave. Në lidhje me Brexit, Banka Qendrore Europiane theksoi se bankat duhet të jenë të gatshme për çdo rezultat, ndërkohë që nuk është arritur një marrëveshje 5 muaj përpara se Britania të dalë nga Europa. Institucioni do të vazhdojë të detyrojë bankat që të reduktojnë stokun e kredive me probleme dhe do të mbikëqyrë gjithashtu praktikat e huadhënies. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...