Rreth njëqind qytetarë amerikanë kanë mbetur në Afganistan

00:00 | 28 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë informacion se ka rreth njëqind qytetarë dhe banorë të tjerë amerikanë janë në Afganistan dhe se ata janë gati që të largohen nga aty, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit po punon për evakuimin e tyre, kanë deklaruar në kushte anonime zyrtari, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

“Prioriteti ynë më i lartë në Afganistan, natyrisht, mbetet të ndihmojmë ata qytetarë amerikanë që tani duan të largohen nga vendi”, tha zyrtari.

Rreth 124,000 njerëz u evakuuan nga Kabuli muajin e kaluar pasi talebanët rrëzuan qeverinë pro-amerikane dhe morën pushtetin.

Që nga tërheqja e trupave amerikane dhe dorëzimi i aeroportit te talebanët më 31 gusht, 85 qytetarë amerikanë dhe 79 banorë janë larguar nga Afganistani me aeroplan.

Sidoqoftë, disa qytetarë amerikanë hezituan të largoheshin nga Afganistani pa anëtarët e familjes të cilët nuk kishin dokumentet e nevojshme të udhëtimit për të hyrë në SHBA, tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të intensifikojnë përpjekjet për të ndihmuar anëtarët e ngushtë të familjes së qytetarëve amerikanë të cilët nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm.

Sidoqoftë, kjo nuk do të bëjë për familjet “e zgjeruara”.

“Unë e kuptoj plotësisht se sa e dhimbshme mund të jetë ajo zgjedhje për ta, por për sa i përket ligjit dhe politikës, deri më tani ne nuk e kemi zgjeruar mbështetjen për largimin e shpejtë dhe zhvendosjen në SHBA për anëtarët e familjes së gjerë të qytetarëve amerikanë”, tha zyrtari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme