Qytetarë e aktivistë në Basel të Zvicrës sot kanë organizuar një protestë kundër firmave agrokimike, si pjesë e një lëvizjeje botërore.
Organizatorët thanë se rreth 2000 persona marshuan në selinë e kompanisë kineze “Chem China” gjatë së shtunës, shkruan Swissinfo.ch. Po ashtu, edhe firmat Bayer dhe BASF ishin shënjestër e protestuesve, përcjell në shqip albinfo.ch.
Ndër të tjerash, ata kërkuan ndalimin e pesticideve. Protestuesit fajësuan industritë kimike, që sipas tyre, prodhuan pesticide të rrezikshme që ndikuan në zhdukjen e plot llojeve të insekteve.
Kjo protestë u përkrah nga sidikatat, partitë e majta, si dhe grupet për të drejtat e njeriut dhe ato për mbrojtjen e mjedisit.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin