Policia në Paris ka gjuajtur me plumba gome dhe me gaz lotsjellës, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve të cilën janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre në javën e katërt të protestave.
Ministria franceze e brendshme tha se 118 persona u plagosën në protesta, përfshirë edhe 17 policë që po zbatonin ligjin, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 500 njerëz janë marrë në paraburgim.
Lëvizja “jelekët e bardhë” kundërshton tatimin mbi karburantin, por ministrat thonë se protesta është rrëmbyër nga protestuesit ultra të dhunshëm.
Rreth 125,000 demonstrues u mblodhën në të gjithë vendin gjatë ditës, me 10,000 prej tyre në kryeqytet, ku skenat ishin më shkatërruese.
Në një fjalim televiziv të shtunën në mbrëmje, Kryeministri Edouard Philippe tha se “casseurs” (krijuesit e problemeve) ende ishin në punë.
Ai bëri thirrje për më shumë komunikim midis qeverisë dhe protestuesve për të zgjidhur konfliktin./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...