Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan –përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum – që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend, tha të martën organizata Save the Children
Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.
Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.
“Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të shihnim fëmijë që vdesin nga uria në shifra të tilla, por ky është tani realiteti në Sudan”, tha Arif Noor, drejtor i selisë së Save the Children në Sudan. “Ne po shohim fëmijë që vdesin nga uria plotësisht e parandalueshme”.
Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.
Organizata Save the Children tha se midis majit dhe korrikut, të paktën 316 fëmijë, kryesisht nën 5 vjeç, vdiqën nga kequshqyerja ose sëmundjet e lidhura me të në provincën jugore të Nilit të Bardhë. Më shumë se 2.400 fëmijë të tjerë janë pranuar në spitale në tetë muajt e fundit me kequshqyerje të rëndë akute – forma më vdekjeprurëse e kequshqyerjes.
Në provincën lindore Qadarif, të paktën 132 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja në Spitalin e Fëmijëve të drejtuar nga qeveria midis prillit dhe korrikut.
Dhe të paktën 50 fëmijë, duke përfshirë dhjetëra foshnje, vdiqën nga uria ose sëmundjet e lidhura me të në një jetimore në Kartum në gjashtë javët e para të konfliktit pasi luftimet penguan stafin e Save the Children të hynte në ndërtesë për t’u kujdesur për ta, tha kjo organizatë.
Save the Children paralajmëroi gjithashtu se furnizimet e veçanta ushqimore për trajtimin e kequshqyerjes po mbaronin në mënyrë kritike në 108 objekte që ende operojnë në mbarë Sudanin.
Ndërkohë, përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.
Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi që luftimet u kthyen në përleshje etnike./rel
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...