Një total prej 5.15 milionë refugjatë ukrainas u larguan në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus në fund të muajit shkurt, njoftoi sot roja kufitare polake.
Në të njëjtën periudhë, 3.25 milionë ukrainas u kthyen në vendin e tyre. Të shtunën, në Poloni mbërritën 25 400 refugjatë ukrainas, ndërsa 29 900 të tjerë udhëtuan nga Polonia në Ukrainë.
Polonia dhe vendet e tjera pranë Ukrainës kanë pritur një numër të madh të refugjatëve të zhvendosur nga lufta e Moskës.
Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), mbi 6 milionë persona janë regjistruar si refugjatë në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës.
Shumë prej tyre janë vendosur në Poloni, e cila ka pritur mbi 1.2 milionë refugjatë, ndërsa Gjermania 670 000. Republika Çeke aktualisht po strehon mbi 400 000 refugjatë, sipas të dhënave të fundit të OKB-së./vizionplus/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I