Rreth 43 përqind e emigrantëve në Gjermani që kanë deklaruar se janë të mitur, janë aktualisht të rritur.
Sipas statistikave një nga qytetet me shifrat më të larta është Hamburgu, shkruan Die Welt, transmeton portali arbresh.info
Në një total prej 55, 890 azilkërkuesish që pretendonin të ishin nën moshën 18 vjeç dhe duke u trajtuar si të tillë nga autoritetet gjermane, 24,116 ishin zyrtarisht të moshës madhore.
Në disa qytete të Gjermanisë, përqindja e emigrantëve të rremë “të mitur” duket të jetë shumë më e lartë.
Në vitin 2016 në Hamburg, 47 përqind e emigrantëve që pretendonin të ishin të mitur, dolën të jetë ligjërisht të moshës madhore.
Vendet tjera europiane kanë hasur në probleme të ngjajshme me me refugjatët e rritur që pretendojnë të jenë “të mitur të pashoqëruar”.
Në Danimarkë, që nga dhjetori 2016 rreth 74 përqind e azilkërkuesve “të mitur” dolën të jenë të rritur pas një sërë testesh të kockave dhe dhëmbëve./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...