Rreth 40 të vdekur nga zjarri që një person i vuri një kazinoje në Filipine

07:56 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Tridhjetë e gjashtë persona kanë vdekur nga tymi pasi një person i armatosur sulmoi një kompleks hoteli-kazino në Filipine duke i vënë zjarrin tryezave të lojërave të fatit, ka thënë Policia lokale.

Shefi i policisë metropolitane të Manilas, Oscar Albayalde, tha se asnjë prej trupave nuk kishte plagë nga armë zjarri, transmeton arbresh.info.

Autoritetet thanë se besonin që grabitja ishte motivi i sulmit në këtë vend, që bëri shumë njerëz të iknin në rrugë gjatë natës ndërkohë që me dhjetëra të tjerë vuanin nga lëndime të lehta gjatë largimit.

I dyshuari u gjet i vdekur sot herët, pasi kishte bërë vetëvrasje./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme