Rreth 302 të vdekur nga përmbytjet në Kinë, dhjetëra të zhdukur

09:21 | 3 Gusht 2021
A. B.

Sipas zyrtarëve të vendit numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të muajit të kaluar në Kinën qendrore është rritur në 302 me dhjetëra persona ende të zhdukur.

Zhengzhou, kryeqyteti shtetëror i provincës Henan, u godit më rëndë me 292 persona të vdekur dhe 47 të zhdukur, tha qeveria lokale në një konferencë shtypi të hënën. Tre persona mbeten të zhdukur në zona të tjera të krahinës, shkruan Aljazeera, transmeton arbresh.info

Kryebashkiaku Hou Hong u tha gazetarëve se 39 trupa ishin nxjerrë nga parqet nëntokësore të makinave dhe zona të tjera në bodrume. Rreth 14 persona vdiqën në Linjën 5 të rrjetit të trenave nëntokësorë të qytetit, ku imazhet dhe videot e shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që qëndronin deri në qafë në ujë, ndërsa karroca e tyre ishte përmbytur.

Ekspertët thonë se ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë përmbytjet e mëdha dhe thatësirën, do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme si rezultat i ndryshimeve klimatike. /arbresh.info/

 

Të ngjashme