Gati 300 raste të hepatitit të rëndë te fëmijët janë raportuar nga 20 vende të botës gjatë ditëve të fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa shqetësimet rriten për numrin në rritje të sëmundjes misterioze.
Numrat u raportuan që nga 1 maji, me organin ndërkombëtar të shëndetit që tha se shumica e rasteve të fëmijëve të vegjël me hepatit u zbuluan në Europë, transmeton portal arbresh.info
Numra të vegjël janë raportuar edhe në SHBA, Paqësorin Perëndimor dhe Azinë Juglindore.
Rritja e rasteve të sëmundjeve të rënda të mëlçisë tek fëmijët pa ndonjë arsye të dukshme u raportua javë më parë, me rastet e para që u shfaqen në Britani të Madhe.
Mjekët në mbarë botën kanë qenë në mëdyshje rreth origjinës së sëmundjes që ka mbërthyer fëmijë të shëndetshëm nga Azia në SHBA me të paktën katër vdekje në ditët e fundit, me tre në Indonezi këtë javë. Ndërsa hepatiti i lehtë pediatrik është i zakonshëm, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndetshëm është i rrallë.
“Nuk është ende e qartë nëse ka pasur një rritje të rasteve të hepatitit apo një rritje të ndërgjegjësimit për rastet e hepatitit që ndodhin me shpejtësinë e pritur, por që nuk zbulohen”, tha OBSH në një deklaratë më herët.
Ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun, një virus i zakonshëm i ftohjes i quajtur adenovirus është zbuluar në disa raste në Britani të Madhe dhe arsyea e përhapjes së virusit besohet të jetë izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në disa raste, fëmijët janë prekur si me adenovirus ashtu edhe me virusin Covid-19.
“Ndërsa adenovirusi është një hipotezë e mundshme, hetimet janë në vazhdim për agjentin shkaktar”, tha OBSH.
Kjo erdhi pasi viruset e zakonshme të hepatitit që normalisht shkaktojnë gjendjen (viruset A, B, C, D dhe E) nuk u zbuluan tek asnjë nga fëmijët e sëmurë.
Më herët, CDC dërgoi një alarm mbarëkombëtar, duke inkurajuar mjekët që të kërkonin simptoma të hepatitit pediatrik që mund të lidhen me virusin e ftohjes.
Simptomat që prekin fëmijët përfshijnë marrëmendje, të vjella, diarre dhe dhimbje barku./arbresh.info/
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...