Pothuajse 300 anije dhe mbi 20,000 njerëz po marrin pjesë në stërvitjet detare që nisën sot në Rusi dhe ku përfshihen tre flota të vendit, siç njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Flota ruse e Veriut, e Paqësorit dhe e Balltikut, si dhe flota e Kaspikut, po marrin pjesë në stërvitjet që do të mbahen në zonat e tyre operative.
Russia’s Navy has begun planned drills involving 20,000 servicemen and 300 ships, though the Black Sea Fleet is noticeably absent from the exercises.
“Objektivi thelbësor i stërvitjeve është testimi i veprimeve të komandës ushtarake detare në të gjitha nivelet, si dhe niveli i gatishmërisë së ekuipazheve të anijeve, njësive të aviacionit detar dhe trupave bregdetare”, sipas të njëjtit burim.
Rreth 300 anije, duke përfshirë nëndetëse, deri në 50 avionë, si dhe 20,000 personel, ushtarakë dhe civilë, do të marrin pjesë, duke shtuar se stërvitjet do të zgjasin disa ditë.
Flotat do të kryejnë më shumë se 300 stërvitje me përdorimin e armëve, sipas ministrisë.
Midis pjesëmarrësve në stërvitje, ministria nuk përmendi, megjithatë, flotën ruse të Detit të Zi që po merr pjesë në sulmin ndaj Ukrainës.
Kievi pretendon se dëmtoi dhe shkatërroi një të tretën e anijeve të tij, duke e detyruar Moskën të zhvendosë një numër të madh të atyre anijeve nga baza e saj Sevastopol në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014 në portin e Novorossiysk./abcnews.al
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...