Kryebashkiaku i Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, tha se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse ndërsa ata u tërhoqën nga termocentrali bërthamor, transmeton arbresh.info
Yuri Fomichev tha për BBC:
“Ne i konsiderojmë robër lufte”.
Ai tha se rojet kanë qenë jashtë kontaktit që nga e enjtja, duke shtuar:
“Po punojmë për shkëmbimin e të burgosurve”.
Fomichev tha se nuk ishte ende e qartë nëse trupat ruse kishin lënë të gjithë zonën e përjashtimit të Çernobilit, apo vetëm zonën e menjëhershme rreth termocentralit.
“E gjithë zona e Çernobilit është shumë e madhe. Ne nuk mund t’i monitorojmë të gjitha – ne e dimë vetëm se çfarë po ndodh drejtpërdrejt rreth termocentralit ku janë punëtorët tanë”./Arbresh.info
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga