Të paktën 200 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në vende ku nuk mund të ofrohet arsim në distancë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) thuhet se ekzistojnë të paktën 200 milionë fëmijë në 31 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të kenë qasje në arsimin në distancë.
Sipas analizës së Indeksit të Përgatitjes për Arsimin Online të OKB-së, 31 nga 67 vendet e vlerësuara, kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Afrikën Qendrore, nuk mund të ofrojnë mundësi arsimimin nga distanca në rastet kur arsimi ballë për ballë nuk mund të ofrohet, ndërsa 17 vendet janë në gjendje të ofrojnë qasje të mesme.
UNICEF theksoi se arsimi parashkollor është grupi arsimor më i neglizhuar dhe shumë vende nuk zbatuan politikat e duhura gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në raport thuhet se Benini, Burundi, Bregu i Fildishtë, Kongo, Etiopia, Madagaskari, Malavi, Nigeri dhe Togo janë ndër vendet që kishin më shumë nevojë për zhvillim në sektorin e arsimit.
“Ne po punojmë shumë për të shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë dhe për të ofruar mundësi arsimore për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë”, tha në një deklaratë Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it.
Në raport thuhet se nuk ka mundësi të barabarta për t’u përfshirë në arsimin nga distanca dhe se në disa vende nuk ka asnjë sistem tjetër arsimor që të zëvendësojë arsimin ballë për ballë.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...