Rreth 20 milionë jemenas janë shumë të pasigurtë në lidhje me ushqimin, thotë agjensia e OKB-së, duke shtuar se konflikti po shkatërron vendin e varfër .
“Rreth 20 milionë jemenas janë të pasigurtë në ushqim e cila edhe është afër krizës më të keqe humanitare në botë”, raporton AFP, duke cituar një deklaratë të përbashkët të OKB-së, transmeton portali arbresh.info
Lufta e Jemenit dhe kolapsi ekonomik kanë lënë rreth 15.9 milionë njerëz të pasigurtë, pasi 53 përqind e popullsisë përballet me pasiguri të rëndë të ushqimit.
“Në një luftë që zhvillohet nga të rriturit, zakonisht vuajnë fëmijët dhe ata vuajnë më së shumti”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore.
Raporti më i fundit vjen pasi përfaqësuseit e qeverisë së Jemenit dhe një delegacion rebel po mbajnë bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB në Suedi. Në tryezë në bisedime është fati i Hodeidah, bastioni i fundit rebel në bregun e Detit të Kuq të Jemenit dhe kanalit për 90 për qind të importeve ushqimore jetike./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë