Rreth 20 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën në Derin Mesdhe duke u përpjekur që të arrinin vendet e BE-së.
Lajmi është konfirmuar nga agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, duke cituar dëshmi nga të mibjetuarit që kanë arritur në Itali, transmeton portali arbresh.info
Zëdhnësja e UNHCR, Carlotta Sami, ka deklaruar se gjatë të ditës së hënë janë gjetur trupat e shtatë burrave, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në Trapani, Sicili. Të zhdukur vazhdojnë të mbesin rreth 13 persona.
Në mesin e të zhdukurve është raporuar të ketë fëmijë, gra nga Nigeria, burra nga Bregu i Fildishtë dhe Bangladeshi./Arbresh.info
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...