Rreth 2 mijë shkelje të armëpushimti janë regjistruar në Ukrainë lindore nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.
Lajmi është konfirmuar nga një burim diplomatik për Reuters, transmeton portal arbresh.info
Qeveria ukrainase dhe forcat separatiste kanë luftuar në Ukrainën lindore që nga viti 2014. Një rritje e granatimeve e ka shtyrë rajonin në qendër të tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit lidhur me një ngritje ushtarake ruse pranë Ukrainës.
Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se Rusia është gati të pushtojë Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon të mohojë këtë.
Rusia ka mbledhur më shumë se 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën./arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...