Personat në kufirin Bjellorusi-Poloni që kërkojnë të migrojnë në Evropë, u larguan nga kampi që kishin formuar dhe në mënyrë masive kaluan në pikën e kalimit kufitar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njerëzit përgjatë kufirit në Grodno të Bjellorusisë që erdhën në këtë vend me vizë nga Iraku dhe u përpoqën të kalonin nga Bjellorusia në Poloni në kërkim të emigrimit në Evropë, u larguan nga kampi që kishin ngritur në pyll.
Rreth 2 mijë persona përfshirë gra dhe fëmijë, u mblodhën në mënyrë masive përpara pikës kufitare të Polonisë në pikën e kontrollit kufitare Bruzgi-Kuznitsa.
Në pikën kufitare ku në tokë janë vendosur tela me gjemba, forcat polake të sigurisë morën masa intensive.
Në një deklaratë nga Komiteti i Kufijve Shtetëror të Bjellorusisë thuhet se emigrantëve që ndodheshin në kufi i janë bashkuar grupe të reja dhe se numri i tyre ka arritur në rreth 2.100 persona.
Që në orët e para të mëngjesit emigrantët duke “shpresuar se situata do të rezultojë pozitive” mblodhën çadrat, çantat e gjumit dhe veshjet e trasha në kamp, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se
“Emigrantët në orët e drekës u organizuan në formën e një grupi të madh dhe filluan të lëvizin drejt pikës së kontrollit kufitar Bruzgi. Emigrantët theksojnë qëllimet e tyre të mira dhe se janë të gatshëm për të çdo situatë”.
Në deklaratë tërhiqet vëmendja se në krye të grupit që lëviz janë fëmijët dhe gratë dhe se punonjësit kufitar të Bjellorusisë kanë siguruar rregullin dhe sigurinë.
Që nga 8 nëntori në kufirin Bjellorusi-Poloni vazhdonin pritjen në kampet e formuara në zonën e pyllit mbi 2 mijë persona, përfshirë një numër të konsiderueshëm fëmijësh dhe grash të ardhur nga Iraku dhe Siria të cilët përpiqen të kalojnë në Poloni nëpërmjet Bjellorusisë duke kërkuar të emigrojnë në Evropë.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...