Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, ka thënë se rreth 170 njerëz besohet se kanë humbur jetën në dy raste të ndryshme të fundosjes së anijeve në Detin Mesdhe.
Flota detare italine e ka raportuar fundosjen e një anijeje me 117 persona pranë bregdetit të Libisë, ndërsa autoritetet spanjolle po mundohen ta gjenjë një varkë të humbur në pjesën perëndimore të Mesdheut.
Më shumë se 2200 persona e kanë humbur jetën në përpjekje për t’i kapërcyer ujërat e Detit Mesdhe gjatë vitit 2018. “Nuk mund t’i mbyllim sytë para numrit të madh të njerëzve që po vdesin në pragun e Evropës. Asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet apo të pengohet për shpëtimin e jetëve”, tha komisioneri i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi.
Anija e zhdukur pranë brigjeve të Spanjës po lundronte me 53 persona brenda saj. Deri tash është gjetur vetëm një i mbijetuar, i cili po trajtohet në spital pas qëndrimit në det për 24 orë. Kërkimet që kanë filluar para disa ditëve për gjetjen e anijes janë treguar të pasuksesshme deri tash.
Një anije tjetër është nisur nga Libia të shtunën. Një zëdhënës Italian ka thënë se tre të mbijetuar kanë deklaruar se në anije ndodheshin 120 persona. Disa vende evropiane, përfshirë Italinë, kanë ngurruar të pranojnë imigrantë viteve të fundit.
Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, ka shkruar në rrjetet sociale se keqbërësit do të vazhdojnë të bëjnë tregti dhe të vrasin përderisa portet evropiane mbesin të hapura”, shkruan “BBC”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...