Dhjetëra kolonë izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar.
Në një deklaratë, Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds tha se 122 kolonë hynë në vendin e ndjeshëm nën mbrojtje të policisë izraelite.
Zakonisht, kolonët izraelitë bastisin kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës së saj Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.
Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, megjithë dënimet e përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty në kohërat antike ishin dy tempuj hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar. /AA
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...