Në të gjithë botën vitin e kaluar janë shkatërruar pothuajse 12 milionë hektarë pyje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hulumtuesit në Universitetin Maryland në SHBA zhvilluan një studim duke përdorur një algoritëm dhe të dhënat e satelitit global.
Studimi tregoi se në vitin 2019 u shkatërrua një sipërfaqe pyjore prej rreth 12 milionë hektarë. Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen se kjo nënkupton shkatërrimin e një sipërfaqeje në madhësinë e një fushe futbolli në çdo 6 sekonda. Në vitin 2019 u tha se është humbur një sipërfaqe pyjore në madhësinë e shtetit të Pensilvanisë.
Në hulumtim u theksua se shkalla e shkatërrimit ka qenë e lartë në Bolivi, ku pemët u shkatërruan për shkak të zjarreve shumica e të cilëve vitin e kaluar kanë qenë për të hapur sipërfaqe bujqësore.
Ndërkohë, humbje të mëdha të pyjeve janë regjistruar edhe në Brazil ku pemët janë prerë në pyjet e shiut si dhe në Australi ku pemët janë dëmtuar nga zjarret për shkak të ndryshimit kilimatik.
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se është zvogëluar humbja e sipërfaqeve të pyjeve falë masave të marra në disa vende.
Më tej thuhet se në Indonezi dëmtimi i pyjeve është ulur me 5 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, falë masave të ndërmarra nga qeveria për hapjen e sipërfaqeve dhe kundër zjarreve të pyjeve.
Falë masave të ndërmarra bëhet e ditur se humbja e pemëve ka rënë edhe në Kolumbi, Gana dhe Bregun e Fildishtë.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Fast Company”.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...