Google ADS

Rreth 11,5 milionë të huaj vizitojnë Turqinë në pesë muajt e parë të vitit

22:28 | 29 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Rreth 11,5 milionë të huaj kanë vizituar Turqinë në pesë muajt e parë të vitit 2018, njoftoi Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se kjo shifër paraqet rritje për 30,8 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur Turqia u vizitua nga 8,8 milionë të huaj.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë sipas popullsisë dhe një nga atraksionet më të mëdha turistike, ka tërhequr numrin më të madh të vizitorëve me rreth 4,9 milionë në periudhën pesëmujore.

Antalya është radhitur në vendin e dytë me 2,64 milionë vizitorë të huaj.

Sa i përket nacionaliteteve të vizitorëve të huaj, Rusia ka zënë vendin e parë me 12,1 përqind apo rreth 1,4 milion vizitorë për të njëjtën periudhë, pasuar nga Gjermania me 9,7 përqind dhe Irani me 8,55.

Vetëm në muajin maj, 3,7 milionë të huaj kanë vizituar vendin, që paraqet rritje për 16,27 për qind që nga maji i vitit 2017.

Në vitin 2016, rreth 35 milionë të huaj vizituan vendin përkundër një ngadalësimi të turizmit, pasi organizata terroriste FETO orkestroi një grusht shteti të dështuar, por sektori u përmirësua në vitin 2017.

Sipas përfaqësuesve të sektorit privat dhe zyrtarëve, Turqia pret që këtë vit të vizitohet nga 40 milionë turistë të huaj.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ka theksuar synimin e arritjes së 50 milionë turistëve dhe të ardhurave prej 50 miliardë dollarëve në kuadër të objektivave të vitit 2023 të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme